Tuna acarohet, nuk e sheh veten përkrah Elita 5 në “Milingona e Artë”

Feb 27, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE


Këngëtarja Altuna Sejdiu është acaruar kur ka parë sërish veten të nominuar në eventin “Milingona e Artë” që mbahet në Shkup. E për këtë ajo ka kërkuar që t’i merret leje një herë për këtë nominim, dhe ajo ka vendosur  t’i hedhë në gjyq nësë nuk ia heqin emrin nga ajo kategori. Por përkrah saj për arritjen e vitit 2014 në muzikë është edhe emri i grupit legjendar Elita 5, më pas Leonora Poloska, Krenar Ismaili dhe Visar Rexhepi. Ajo ka shkruar kështu në rrejtin e saj social: “I vogli me t’voglin i madhi me të madhin” – është porosia ime ndaj dy organizatoreve anonime që mendojnë të bëjnë një të ashtuquajtur event “Zlatna Mravka” (Milingona e Artë). Më vjen keq që këto dy zonja nuk kanë lidhje as me “E” për një event të tillë, por që duke keqpërdorur emra të artistëve të mëdhenj dëshirojnë të bëhen “të mëdha”… U befasova kur e pashë emrin tim në nominimet e pakrypura të këtij eventi dhe jo vetëm timin! Ju falenderoj që edhe sivjet u kujtuat për ”mua”, projektet dhe sukseset e mia! Stop manipulimeve – ndryshe shihemi në gjyq!” Edhe vitin e kaluar këngëtarja ishte nominuar në këtë kategori por nuk ka fituar, dhe çmimi i kishte shkuar Venera Lumanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura