Tumoret, vaji i ullirit ekstra i virgjër ndihmon në parandalimin dhe luftimin e tyre

SHPËRNDAJE

Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka veti aq të rëndësishme dhe të dobishme sa FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) e ka përfshirë atë në grupin e ushqimeve të superfuqishme, me veti medicinale. Një studim i ri nga grupi hulumtues i Antonio Moschetta i Universitetit të Barit, i mbështetur nga AIRC, ka treguar sesi vaji i ullirit ekstra i virgjër ndihmon në parandalimin dhe luftimin e tumoreve të zorrëve.

“Është i pasur me acid oleik – shpjegon Moschetta – një substancë që është e aftë për të rregulluar përhapjen e qelizave. Ne simuluam gjenet e ndryshuara dhe inflamacionin e zorrëve në laborator, duke demonstruar se administrimi i një diete të pasuruar me acid oleik është në gjendje të garantojë përfitime shëndetësore”

Falë përdorimit të tij të përditshëm, gati 3.5 milion njerëz që janë diagnostikuar me kancer kanë rritur jetëgjatësinë e tyre me pesë vjet, krahasuar me periudhën e mëparshme. Pavarësisht këtyre rezultateve, shkencëtarët vazhdojnë të bëjnë kërkime të mëtejshme./Revista psikologjia

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.