Tuhel njeri i madh jashtë fushe, zbulohet historia e trajnerit gjerman me pastrusen që i ndryshoi jetën

Sep 17, 2021 | 19:06
SHPËRNDAJE

Tomas Tuhel është një trajner i shkëlqyeshëm dhe këtë e tregoi mjaft mirë sezonin e kaluar ku arriti të fitonte Ligën e Kampionëve me vetëm 5 muaj në krye të Çelsit.

TUHEL 1

Jo vetëm një trajner i madh në fushë, por një person i jashtëzakonshëm dhe këtë e demonstron historia e bukur që trajnerin gjerman ka me ish pastruesen e shtëpisë në Francë në kohën kur drejtonte PSG-në.

Trajneri gjerman kur zbarkoi te PSG-ja në vitin 2018 u vendos në një shtëpi dhe për ta mbajtur atë të pastër ai punësoi një grua filipinase. Pak nga pak miqësia e tyre u bë mjaft e fortë, aq sa Tuhel mësoi çdo gjë për të dhe familjen e saj. E gjithë historia qëndron në faktin se pastruesja punonte për të kursyer para për të birin që do të operohej në zemër, por Tuhel e mësoi këtë gjë dhe hoqi të gjitha shpenzimet mjekësore dhe të operacionit.

Por nuk është i vetmi gjest i bukur që Tuhel bëri me ish-punëtoren e tij. Para se të largohej nga PSG-ja në fund të vitit të shkuar, trajneri gjerman ndihmoi pastruesen të udhëtonte drejt Filipineve duke i blerë dhe shtëpi. Lajmi u bë shumë shpejt viral duke marrë mijëra shpërndarje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura