Tufa: Hila, ky barbar, e barbarit i pritej veshi në diktaturë. Xhunga i përgjigjet ashpër

Mar 18, 2017 | 11:56
SHPËRNDAJE

Debatet e fundit, të ndodhura mes shkrimtarit Agron Tufa dhe gazetarit Dritan Hila kanë marrë vëmendjen e medias, duke nxitur komete dhe reagime të shumta.

13656y6

Por në mesin e reagimeve protagoniste ka qene edhe bashkëshortja  e Hilës, gazetarja e njohur Rudina Xhunga. Agron Tufa në postimet e fundit në facebook, ka “sulmuar” ashpër Dritan Hilën dhe familjen e tij. Në mes të rreshtave në postimin e Tufës lexohet: “ Ky barbar, e barbarit i pritej veshi në diktaturë”.

“Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat” shkruan Tufa.

Ndersa me anë të një statusi në llogarinë e saj në Instagram Xhunga shkruan se: “Të çohesh ne  më mëngjes  dhe të lexosh se një shkrimtar të kërcënon se do ti presë gjuhën bashkëshorti tënd vetëm se i ka sharë “Tenxheren” librin e tij”.

 

rudina

Reagim i Tufës ka ardhur pasi gazetari Dritan Hila ka marrë në mbrojtje shkrimtaren Diana Çuli, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve kohët e fundit nga Agron Tufa. Hila e ka cilësuar Tufën si pjesë e kulturës për plehra.

agron-tufa-status

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura