Tubimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Durrës, policia procedon Robert Budinën dhe Ferdinand Xhaferrin

May 22, 2020 | 20:01
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy organizatorë të protestës së sotme në qytetin bregdetar të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata janë Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri që akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.

budina-3-770x425

Në një njoftim për mediat të policisë bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R.B., 56 vjeç; F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

“Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura