“T’u jepet pagë minimale 1500 euro”- Mjekët shqiptarë në Gjermani përkrahin kolegët e tyre: U rritet vetëvlerësimi dhe … Ky ligj të hyjë në fuqi sa më shpejt

Jul 15, 2021 | 14:13
SHPËRNDAJE

Mjekët shqiptarë që ushtrojnë profesionin e tyre në Gjermani kanë dalë në krah të kolegëve të tyre në Spitalin e Traumës, për rritjen e pagës.

Në një deklaratë për mediat, thanë se për rritjen e vetëvlerësimit të mjekëve dhe minimizimi e hendekut të madh mes tyre e pacientëve, duhet që rroga minimale për uniformat e bardha të jetë 1500 euro.

Një nga mjeket shqiptare,Elona Meta, e cila punon në Gjermani, tha se ky ligj duhet të hyjë sa më shpejt në fuqi nga parlamenti shqiptar, pasi me pagat aktuale jetesa është e papërballueshme.

Ajo u shpreh se për sa kohë që rrogat minimale do të vazhdojnë të jenë 400 euro, mjekët do të largohet nga vendi.

Ndërsa u kërkoi kolegëve që të jenë të organizuar në mënyrë që kërkesa e tyre të jetë efektive dhe të zbatohet në kohë të shkurtër.

“Kemi bërë kërkesë për vendosjen e pagës minimale të mjekëve shqiptarë 1500. Kjo nismë do rrisë vetëvlerësimin e mjekëve dhe do minimizojë hendekun e madh mes mjekëve dhe pacientëve, që këto të fundit të ndihen të mirë trajtuar. Shpresoj që në një kohë të shkurtër të bëhet ndryshimi dhe ky ligj të hyjë në fuqi në parlamentin shqiptare dhe sa më shpejt rroga minimale e mjekëve shqiptarë të bëhet 1500 euro.

Sipas një studimi, shpenzimet mujore të shqiptarëve janë 400 euro si mund të mbulosh shpenzimet e 4 familjarëve, sepse e dimë që shqiptarët ushqehen nga dërgesat e emigrantëve. Ndaj kërkuam që paga minimale e uniformave të bardha të jetë 1500 euro. Për sa kohë pagat minimale të jenë 400 euro mjekët do të ikin, është plagë 30-vjeçare. Duhet që mjekët të jenë organizuar në mënyrë që kërkesa të jetë efektive dhe të zbatohet në një kohë të shkurtër. Jam e bindur që qeveria shqiptare do ta vërë në zbatim kërkesën tonë”,- deklaroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura