Tsipras flet qartë: Qëndrimi ynë është i qartë për Shqipërinë, të nis procesi i anëtarësimit

Mar 24, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka informuar homologët e tij në samitin e Bashkimit Europian, mbi negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Pata rastin t’i informoj drejtëpërdrejtë homologët e mi mbi negociatat që po zhvillojmë në kohë reale, me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë”, tha Tsipras gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit të radhës.

tsipras-2

Tsipras sqaroi se këto negociata dypalëshe janë në zhvillim e sipër, dhe pastaj deklaroi: “Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e dakorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Shefi i qeverisë greke u ndal më gjatë në çështjen e Maqedonisë, nisur dhe nga fakti që ministri i jashtëm grek ishte në Shkup për takime me palën maqedonase dhe shqiptarët e atjeshëm.

“Posaçërisht me Shkupin kërkojmë një kompromis të ndershëm, që do të jetë i doboishëm jo vetëm për të dy vendet, por edhe për Europën në tërësi”,
 tha Tsipras.

Kryeministri grek theksoi se do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme samiti i Sofies për Ballkanin perëndimor që do të mbahet në muajin maj, ndërsa shtoi se edhe në samitin e radhës të qershorit, do të diskutohet për zgjerimin e BE-së./Ora News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura