Tsipras flet për negociatat me Shqipërinë, qëndrimi i tij i prerë: Kjo çështje nuk ekziston!

Sep 9, 2018 | 18:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në një deklaratë të dhënë ditën e sotmem u shpreh se bisedimet për negociata me Shqipërinë janë në një klimë pozitive. Ai ndër të tjera theksoi se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare”, tha kryeministri grek.

por sa i takon çështjes çame ai tha se “disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame, por nuk ekziston kjo çështje”.

Greek Prime Minister Alexis Tsipras gives a press conference during the Greek-Serbian High-Level Cooperation Council, in Thessaloniki on July 13, 2017. / AFP PHOTO / SAKIS MITROLIDIS (Photo credit should read SAKIS MITROLIDIS/AFP/Getty Images)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura