Blushi paralajmëron dështimin e negociatave: S’pres zgjidhje, të paktën sonte

May 17, 2017 | 21:20
SHPËRNDAJE

Partia Republikane dhe ajo Agrare Ambientaliste kane mbledhur sot qe prej ores 20:00 ne ambientet e Kuvendit kreret e partive parlamentare per te diskutuar rreth mundesive per zgjidhjen e krizes.

ben blushi

Kreu i LIBRA Ben Blushi, kishte konfirmuar me heret pjesemarrjen, por me pas u pa se ne takim e perfaqesonte Mimoza Hafizi. “Panorama” ka mesuar se kreu i LIBRA kishte nje takim elektoral ne kete orar dhe nuk e ka nderprere ate per tryezen e negociatave.

Permes nje statusi ne Facebook, Blushi me pas ka bere edhe nje reagim se perse nuk ishte i pranishem ne tryeze. Ai ka theksuar se nuk pret qe kjo tryeze te prodhoje zgjidhje, te pakten sonte sipas rtij.

Statusi i plote:

PSE NUK JAM NË TRYEZË

Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte. Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarte zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur. Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati. Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura