VIDEO/ Trupi i pajetë futet në arkivol para kalimtarëve në urgjencën e QSUT-së, skena xhirohet nga një paciente

Feb 25, 2015 | 19:30
SHPËRNDAJE

Shërbimet funerale në Tiranë janë filmuar nga një paciente pranë QSUT-së në afëri të derës së urgjencës, duke futur një person të vdekur brenda në arkivol.

Pamje marre nga video

Pamjet e transmetuara nga televizioni “News24”, tregojnë se si shërbimet funerale fusin personin e vdekur në arkivol në afërsi të rrugës, fare pranë kalimtarëve dhe mjekëve.

“News24” informon se si rregull, trupi i pajetë i një pacienti pasi ndërron jetë dërgohet menjëherë në morg dhe vetëm prej aty mund ti dorëzohet familjarëve, ndërsa sipas pamjeve të xhiruara, këto procedura duket se janë shkelur, së pari nga mjekët që duket se i binden pa kushte kërkesës së familjarëve për ta marrë të vdekurin para se të dërgohet në morg, vend në të cilin trupi duhet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura