Trump sulmon shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e Khashoggit

Oct 21, 2018 | 17:18
SHPËRNDAJE

Presidenti Donald Trump po sulmon shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës së Rijadit në Stamboll, duke thënë se “natyrisht ka mashtrime dhe gënjeshtra”.

Megjithatë, presidenti tha për gazetën The Washington Post të shtunën vonë se Arabia Saudite ka qenë një “aleat i pabesueshëm” i Shteteve të Bashkuara për dekada dhe se është e mundur që Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, sunduesi de fakto i Arabisë Saudite, nuk ka urdhëruar agjentët sauditë për të vrarë Kashogin .37723589-81F4-4390-A66C-9C249AD77063_w1023_r1_s

“Askush nuk më ka thënë se ai është përgjegjës. Askush nuk më ka thënë se ai nuk është përgjegjës”, tha zoti Trump. “Ne nuk kemi arritur në atë pikë … Do të doja që ai të mos jetë përgjegjës”.

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit të shtunën, duke thënë se vdekja e tij erdhi pas një grindjeje fizike brenda konsullatës saudite në Stamboll, një shpjegim që po tërheqë kritika ndërkombëtare dhe skepticizëm.

Kritikët po vënë në pikëpyetje se si një ekip prej 15 agjentësh sauditë mund të fluturonin në Stamboll për të takuar Kashogin dhe përfundimisht ta vrasin atë pa njohurinë dhe pëlqimin e princit të kurorës.

Arabia Saudite thotë se ka shkarkuar pesë zyrtarë kyç të lidhur me vdekjen dhe ka arrestuar 18 të tjerë./Voa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura