Trump sërish nën akuza për ngacmim seksual, ish-balerina: Më sulmoi seksualisht, ndërsa Melania ishte…

Oct 9, 2019 | 21:10
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Donald Trump, është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një grua të martuar, ndërsa ishte në një marrëdhënie me bashkëshorten e tij, Melnia Trump.

Karen Johnson tha se Trump e kishte prekur atë në organin gjenital, dhe se e kishte sulmuar seksualisht, në një festë të Vitit të Ri, në klubin Mar-a-Lago, në fillim të viteve 2000, ndërsa e dashura e tij, Melanie, ishte lart.

19497656-7554825-image-a-4_1570636194383

Ish-balerina i bëri këto akuza tronditëse për librin e ardhshëm të Barry Levine dhe Monique El-Faizy, i cili pritet të botohet me titullin: Të gjitha gratë e Presidentit.

Trump është përballur publikisht me akuza nga disa gra.

Libri pretendon të zbulojë 43 pretendime të reja për sjellje të papërshtatshme të pretenduara, përfshirë 26 raste të një kontakti seksual të padëshiruar.

Akuza e bërë nga Johnson është e vetmja që autorët kanë zbuluar aktualisht përpara se libri të publikohet në 22 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura