Trump paralajmëron masa kundër cigareve elektronike

Sep 12, 2019 | 23:12
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po merr masa kundër cigareve elektronike me aromë që kanë rezultuar të lidhura me rastet e problemeve në frymëmarrje, madje edhe me dëmtimet e rënda të mushkërive deri në vdekje.

cigare-elektronike

Pirja e cigareve elektronike është bërë shumë popullore rishtazi, pasi shumë njerëz e menduan si një alternativë më të shëndetshme se duhani. Aroma si mente, çamçakëz, akullore apo biskota kanë tërhequr të rinjtë.

Por një rritje në numrin e adoleshentëve që po pësojnë probleme serioze në mushkëri dhe disa raste vdekjesh, kanë alarmuar zyrtarët. Administrata Trump po përgatit ndalimin e të gjitha cigareve elektronike të aromatizuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura