Trump nuk ndalet: Britania do të jetë më mirë pa BE-në

May 6, 2016 | 12:01
SHPËRNDAJE

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më mirë pa Bashkimin Evropian”, ka thënë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

trumpDuke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se kriza me migrantë “ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën” dhe ka fajësuar BE-në për krijimin e saj, raporton REL.

Trump ka thënë se nuk jep “rekomandime”, por se “ndjen” se britanikët duhet të votojnë për ndërprerjen e lidhjeve me BE-në në referendumin e 23 qershorit.

Trump ka disa biznese në Britani. Në anën tjetër, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje britanikëve që të mbeten brenda BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura