Trump nuk e uroi Putinin për fitore, reagon Kremlini: Mungesa e mesazhit…

Mar 20, 2018 | 14:21
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk ka derguar asnje mesazh urimi per presidentin e rizgjedhur te Rusise, Vladimir Putin.

trump putin

Pas kesaj mungese, Kremlini ka dale me nje reagim. Ai tha se mungesa e mesazhit të urimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për rizgjedhjen e Vladimir Putinit president i Rusisë “nuk është hap jomiqësor”.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve të martën, dy ditë pas zgjedhjeve në Rusi, se ai nuk e konsideron heshtjen e Trumpit “veprim jomiqësor”.

“Disa mund të mos bëjnë telefonata për shkak të agjendës së ngjeshur, disa për arsye të tjera”, tha Peskov, raporton Rel.

Në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, Peskov tha se “Putin mbetet i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me partnerët amerikanë”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë të hënën se “nuk është e befasuar nga rezultati i zgjedhjeve” në Rusi.

Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë qysh në vitin 1999, ka fituar mbi 76 përqind të votave.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë kritikuar zgjedhjet, duke thënë se ka pasur mashtrime, presion për të votuar dhe mungesë të “zgjedhjes reale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura