Trump merr vendimin e fortë: Emigrantët e paligjshëm do t’i kthejmë pa gjyq

Jun 25, 2018 | 8:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë thirrje për dëbime të shpejta që anashkalojnë çdo proces gjyqësor. Lajmin e ka njoftuar me ane te nje postimi ne Twitter, raporton BBC.

trump-3

“Kur dikush të hyjë, ne duhet menjëherë, pa Gjyqtarë apo Rastet e Gjykatës, t’i kthejmë nga vendi ku kanë ardhur,” shkroi Trump.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Trump ndryshoi një politikë për të ndarë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre pas një reagimi të ashpër brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë se 2,300 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor.

Që nga maji, të gjithë migrantët që kalojnë kufirin e SHBA në mënyrë të paligjshme përballen me ndjekjen penale nën politikën e “tolerancës zero”.

Presidenti nuk bëri dallimin midis emigrantëve ekonomikë dhe atyre që kërkonin azil.

Trump është ballafaquar me kritika, përfshirë edhe nga Partia e tij Republikane, për zgjedhjen e gjuhës qe perdor në Twitter.

Kur ai më parë tha se emigrantët kërcënonin “të derdhnin dhe të infektonin vendin tonë”, kongresmeni republikan Ileana Ros-Lehtinen iu kthye duke thënë se “retorika e pabazë” e tij ishte “e pështirë” dhe i dehumanizoi ata që kërkonin një jetë më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura