Trump merr përgjigjet e testit për Covid-19. Çfarë i zbuluan analizat

Mar 15, 2020 | 9:22
SHPËRNDAJE

Presidenti Donald Trump u testua dhe rezultoi negativ ndaj koronavirusit, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë.

trump

Trump u nxit të bënte testin pasi sekretari për shtyp i Presidentit të Brazilit, i cili kishte drekuar me dy presidentët në rezidencën Mar-a-Lago, rezultoi pozitiv me koronavirus.

Presidenti brazilian, Bolsonaro tha të premten se ai ishte negativ në testin për  virusin. Deri të premten Trump kishte thënë se ai nuk ishte aspak i shqetësuar. Dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë e kishte mbështetur.

Por “pas një diskutimi të thellë me Presidentin në lidhje me testimin e  COVID-19, ai zgjodhi ta bëjë testin”. Trump pohoi të shtunën para gazetarëve se e kishte kryer testin dhe priste përgjigjen.

Gjendja shëndetësore e Presidentit ka qenë në diskutim pasi ai ka qenë në kontakt jo vetëm me sekretarin Brazilian, por edhe me dy persona të tjerë të testuar pozitivë për virusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura