Trump me porosi të qartë për Shkupin: Pranoni marrëveshjen me Greqinë, sepse…

Sep 6, 2018 | 16:49
SHPËRNDAJE

Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit me emrin e hap rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, i shkroi presidenti amerikan Donald Trump kolegut të tij maqedonas Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatorit, transmeton Gazeta Express.ivanov-tramp_1536244676-3439625

“Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U uroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Trump në urimin, të publikuar sot nga Ambasada amerikane në Shkup.

Letra e presidentit amerikan vjen në vigjilje të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator, duhet të shprehen se a pajtohen që Maqedonia ta ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, si kusht për anëtarëisimine vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura