Trump kërcënon Kim Jong-un, i dërguari i Koresë largohet nga dhoma e diskutimit (VIDEO)

Sep 20, 2017 | 12:30
SHPËRNDAJE

Prej tre ditësh është duke u mbajtur sesioni i 72-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbajtur fjalimin e tij të parë.

mo_1505901696-6507215

Gjatë fjalimit të tij teksa Trump filloi të kërcente se “do të shkatërronte tërësisht Korenë e Veriut” dhe do të rrëzonte udhëheqësin e saj Kim Jong-un, i dërguari i Koresë së veriut është larguar nga dhoma e diskutimit.

“Njeriu raketë është  një mision vetëvrasës ndaj vetes dhe regjimit të tij”, tha ai.

Diplomacia amerikane garantoi se Uashingtoni nuk parashikon rrëzimin e regjimit koreano-verior, por Donald Trump kërcënon një veprim ushtarak të Phenianit, që ka shtuar provat balistike dhe bërthamore.

“SHBA-ja është shumë e fortë dhe e durueshme, por ajo është e detyruar të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, ne nuk do të kemi zgjidhje të tjera përveç shkatërrimit të plotë të Koresë së Veriut”, paralajmëroi presidenti amerikan.

“SHBA-ja është e gatshme, e përgatitur dhe në gjendje t’i përgjigjet ushtarakisht Phenianit, por shpresojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Donald Trump paralajmëroi shtetet që jo vetëm do të kenë shkëmbime tregtare me një regjim të tillë por do të furnizojnë gjithashtu me armë dhe mbështetje financiare një vend që rrezikon të zhysë botën në një konflikt bërthamor.

Ai theksoi se ishte përgjegjësi e plotë e OKB-së për të menaxhuar kriza të tilla duke përshëndetur miratimin e fundit unanim të sanksioneve gjithnjë e më të ashpra kundër Koresë së Veriut dhe duke falenderuar Rusinë dhe Kinën pavarësisht mbështetjes së tyre për Phenianin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura