Trump i ashpër me FBI pas masakrës në Florida: Merren me Rusinë dhe…

Feb 18, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Për presidentin amerikan Donald Trump, FBI nuk i mori parasysh informacionet paralajmëruese përpara se të ndodhte masakra në një shkollë të mesme në Florida, duke e qortuar agjencine e inteligjences se “po shpenzonte shumë kohë duke u munduar të vërtetojë ndërhyrjen ruse” në fushatën e tij, shkruante Trump në Twitter, raporton BBC.

_100075630_a4a70f0f-571a-488d-9f06-0a39cbdb99e5

“Nuk ka asnjë ndërhyrje. Merruni me gjërat thelbësore dhe na bëni krenarë”, shtoi Presidenti amerikan.

Ndërsa Guvernatori i Floridas Rick Scott tha se kreu i Byrosë Federale të hetimeve duhet të japë dorëheqjen, ndërsa prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions urdhëroi një rishqyrtim, duke kritikuar dështimet e FBI-së.

Edhe disa prej të afërmve të 17 personave të vrarë të mërkurën në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, ngritën zërin ndaj mosveprimit të agjencisë kryesore federale të zbatimit të ligjit.

trump fbi

FBI-ja pranoi se nuk kishte adresuar informacione shqetësuese lidhur me vrasësin 19-vjeçar. Në 5 janar, një person i afërt me të dyshuarin, kontaktoi Byronë Federale për të denoncuar sjelljen e rrezikshme të ish-studentit, dëshirën e tij për të vrarë njerëz, postimet shqetësuese në rrjetet sociale dhe faktin se ai zotëronte një armë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura