Trump gjen zgjidhjen për murin, ja çfarë takse vendos për Meksikën

Jan 26, 2017 | 22:59
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të vendosë një taksë 20% për të gjitha mallrat e importuar nga Meksika dhe do t’i përdorë këto të ardhura për të ndërtuar murin në kufi, bën të ditur një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

_93831742_gettyimages-632775784
Muri ekzistes në kufi me Meksikën (3 200 km i gjatë)

Plani është bërë i ditur pas anulimit të vizitës së presidentit meksikan në Uashington pas konfliktit të lidhur me koston e murit mes dy vendeve që pritet të ndërtohet.

Trump, të mërkurën firmosi një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar murin në jug të SHBA-së me Meksikën.

Detyrimi i Meksikës për të paguar koston ishte një nga premtimet e tij kryesore gjatë fushatës._93831740_gettyimages-598121768

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer u tha gazetarëve se presidenti e ka diskutuar këtë gjë me ligjvënësit dhe ata po marrin parasysh vendosjen e taksës në paketën e ndryshimeve që Kongresi amerikan po planifikon.

Ai tha se taksa prej 20% mund të sjellë rreth 10 miliardë dollarë të ardhura në vit. Plani ende nuk është finalizuar dhe mund të ulet deri në 5%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura