“Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë”

Oct 5, 2018 | 9:33
SHPËRNDAJE

Senatori amerikan, Ron Johnson, është shprehur se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është i interesuar që të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tutje ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurt që administrata amerikane është e fokusuar në këtë problem dhe se e dinë rëndësinë e paqes në Ballkan, transmeton Lajmi.net.

41823025001-5443599711001-5443584427001-vs-650x358_1538723007-1112446

“Administrata është e interesuar në këtë. Kam udhëtuar tre herë në Ballkan, sepse asistenti i sekretarit të Shtetit, Wess Mitchell, më ka inkurajuar. Njerëzit atje duhet të jenë të sigurt që administrata është e interesuar të gjejë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Johnson ka ripërsëritur se SHBA-ja nuk kanë vija të kuqe kur është puna tek arritja e një marrëveshjeje për të cilën liderët pajtohen.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët nga Prishtina që t’i inkurajojmë në arritjen e një zgjidhjeje të problemit afatgjatë, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan tashmë ka dalë Gjermania.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura