“Trump ‘buton’ i nxehtë”- Ish-oficerja e inteligjencës: Rusia po përdor bastisjen e FBI-së për të çuar përpara qëllimet e veta në Amerikë

Aug 14, 2022 | 18:45
SHPËRNDAJE

Mediat shtetërore ruse kanë shprehur fjalë mbështetjeje për ish- presidentin Donald Trump, rezidenca e të cilit u bastis nga FBI.

_126298078_donaldtrump-3

Një ish oficere e inteligjencës amerikane tha se Rusia përdor bastisjen e FBI për të ‘nxitur mosmarrëveshje’ dhe ‘përforcuar tensionet’ në SHBA.

“Rusët e kuptojnë se Donald Trump është një buton i nxehtë në Amerikë dhe ata përdorin narrativat e tyre për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të përforcuar tensionet në vendin tonë,” u shpreh për Fox News, Rebekah Koffler, një ish-oficere e inteligjencës DIA.

Komentet vijnë pasi shumë media ruse kanë shprehur mbështetje për Trumpin duke argumentuar se kontrolli ishte krijuar për të parandaluar Trump të kandidonte për president në 2024.

Mediat ruse kanë raportuar gjithashtu se Moska tashmë ka lexuar dokumente tepër sekrete që janë marrë nga Mar-a-Lago, ndërsa disa kanë spekuluar nëse ish-presidenti do të përballet me burg.

Koffler argumentoi se mediat ruse kanë kapur bastisjen në drejtim të Kremlinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura