Tropojë, policia sekuestron 1 mijë bimë narkotike, një i arrestuar dhe tre në kërkim (FOTO)

May 23, 2015 | 20:17
SHPËRNDAJE

Një aksion i policisë në Tropojë ka bërë të mundur asgjësimin e rreth 1 mijë bimëve narkotike të kultivuara në 7 parcela. Në kuadër të operacionit të koduar “Kërrnaja”, policia thotë se ka arrestuar në flagrancë një shtetas, si dhe shpallen në kërkim tre djemtë e tij.
[portfolio_slideshow]

“Gjatë paradites së sotme , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kërrnajë ishin të kultivuara parcela me bimë narkotike , Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kërrnaja”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi  i 7 parcelave të kultivuara me rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike. Bimët narkotike  janë asgjësuar në vend me anë të djegies ku një pjesë  e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale”,-thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa theksohet se si rezultat i veprimeve të para hetimore të kryera u bë dokumentimi i autorësisë së kësaj vepre penale, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Imer Brahaj, banues në fshatin Kërrnajë, si dhe u bë shpallja në kërkim e tre djemve të tij: Nuredin Brahaj, Myrhi Brahaj dhe Gjevalin Brahaj, për veprën penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura