Tronditet Vlora, tritol banesave te Komisariati dhe Bashkia. Detaje e pamje

May 2, 2018 | 7:46
SHPËRNDAJE

Tronditet Vlora ne oret e para te mengjesit. Dy shperthime te forta me tritol kane alarmuar familjaret dhe banoret e zones perreth. Shperthimet kane ndodhur ne distance nga njeri-tjetri, vendosur ne dy dyer banesash. Per fat nuk raportohet per te lenduar.

tritol-vlore

Shperthimi i pare ka ndodhur ne katin e peste te nje pallati qe ndodhet prane policise rreth ores 02.00. Nderkohe qe shperthimi i dyte ka ndodhur ne nje banese ne afersi te bashkise se Vlores.

Informacionet paraprake

Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura