Tronditet sërish Amerika, dëgjohen të shtëna me armë pranë një shkolle

Feb 16, 2018 | 18:49
SHPËRNDAJE

Vetëm dy ditë pas masakrës së Floridas, duket se një tjetër ngjarje e rëndë është duke ndodhur në një shkollë në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Highline College” shkroi në faqen zyrtare në “Facebook” se shkolla është mbyllur, ndërsa policia po vepron në evakuimin e ndërtesave përreth, ndërsa i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre.

amerika

Vetëm dy ditë më parë, të paktën 12 persona mbetën të vdekur ndërsa, 50 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.

Por në një njoftim të dytë të shkollës, deklarohet se policia është në vendngjarje dhe po pastron zonën. Por thuhet se do të mbeten të bllokuar derisa të jetë gjithçka nën kontroll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura