Tronditet rëndë klubi i Partizanit, sulmuesi rrezikon deri në 6 muaj jashtë

Apr 26, 2018 | 22:09
SHPËRNDAJE

Rezultateve jo të pritura të këtij sezoni, mund t’i shtohet edhe një e keqe tjetër tek klubi i Partizanit. Sulmuesi Lukas Kardozo pësoi një dëmtim në minutat e para të sfidës me Skënderbeun, dhe në fillim mendohej se do të mungonte deri në 6 javë nga fushat e blerta.

kardozo

Por, pas analizave të fundit, dëmtimi i rëndë në gju mund ta lërë Kardozon për të paktën 6 muaj jashtë, një lajm aspak pozitiv ky për demat, që duhet ta shtojnë faturën e këtij sezoni për t’u harruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura