Tronditet bota e kinemasë, tjetër akuzë përdhunimi për regjizorin që fitoi çmimin ‘Oscar’

Nov 9, 2019 | 13:15
SHPËRNDAJE

Një tjetër akuzë e rëndë përdhunimi ka ardhur në adresë të regjizorit të famshëm, fitues të çmimit ‘Oscar’, Roman Polanski.

Ka qenë aktorja e njohur franceze Valentine Monnier, e cila e akuzuar regjizorin për përdhunim kur ajo ishte vetëm 18 vjeç. Habia e deklaratës së saj vazhdon kur ajo u shpreh se nuk kishte treguar sepse kishte frikë se mos vritej prej tij.

Polanski është në kërkim në SHBA sepse u deklarua fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13 vjeçare në vitin 1977.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura