‘Tronditet’ Big Brother, Xhensila “Jam shtatzënë, kam frikë nga i dashuri”

Apr 1, 2015 | 11:33
SHPËRNDAJE

Xhensila ulet me Zaidën në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë. Ajo i rrëfen Zaidës se dyshon të jetë shtatzënë. Xhensila duket se është shumë e shqetësuar për këtë fakt dhe Zaida mundohet ta qetësojë. Vështirë për t’u besuar nëse ky është rrengu i radhës së Xhensilës apo ajo vërtet dyshon se është shtatzënë.

Zaida fillon t’i japë këshillat e para. Ajo që e shqetëson Xhensilën është reagimi i të dashurit të saj. Zaida e qetëson dhe i thotë se ai ishte shumë i pranishëm në ditëlindjen e saj dhe ky fakt vetëm do ta lumturojë.

Në këndin tjetër, Diedoni dhe Alba sqarohen për keqkuptime që kanë pasur gjatë ditës. Diedoni këshillon Albën për temperamentin e saj. Sipas tij, ajo duhet të ketë kujdes në reagimet që bën. Dy të dashuruarit diskutojnë më tej, për gjërat që nuk duan t’i shohin tek njëri-tjetri. Diedoni i thotë Albës se janë një dhe si të tillë duhet të funksionojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

de-rosi