Triumfi në fund ndaj Shqipërisë, çfarë thotë Deshamp për kuqezinjtë

Jun 15, 2016 | 23:46
SHPËRNDAJE

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka qenë shumë i lehtësuar pas përfundimit të ndeshjes, ku mori tri pikët që i duheshin për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

b3987

“Ishte e vështirë, pasi Shqipëria luan me zemër. Rezultati 0-0 ishte shumë i mirë për ta. Është e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. Mos harroni që edhe lojtarët e Shqipërisë luajnë në klube të mira”, tha ai.

“E di që nuk kemi bërë gjithçka mirë, por dalim me 6 pikë nga ky duel. Pjesa e dytë ishte e një niveli të mirë dhe ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga pozicionet kundërshtarët dhe nuk i lejuam të na rrezikonin më”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura