Triumfi ndaj Bërnlit, Murinjo: S’jam i zemëruar me Pogbanë, Rashford naiv

Sep 3, 2018 | 12:09
SHPËRNDAJE

I zemëruar me Markus Rashfordin, por aspak me Pol Pogbanë. Zhoze Murinjo bën analizën pas fitores ndaj Bërnlejt dhe kritikon sulmuesin e tij për kartonin e kuq që mori në 20 minutat e fundit, por jo francezin për penalltinë e humbur. “Bërnlej luajti shumë mirë si një skuadër dhe pati disa paraqitje shumë të mira individuale.

4221396001_5829970761001_5829970946001-vs

Por, ne duhet të kishim shënuar më shumë gola. Rezultati nuk duhej të kishte qenë i hapur deri në minutën e fundit. Unë nuk e fajësoj kurrë një futbollist për humbjen e një penalltie. Unë fajësoj ata që refuzojnë që të marrin përsipër të godasin një të tillë. Pol ka shënuar shumë 11-metërsha të rëndësishëm për ne.

Nuk e di se çfarë ndodhi në rastin e kartonit të kuq të Rashfordit. Do të thosha se ai ishte naiv. Bëhej fjalë për një fëmijë dhe një burrë me eksperiencë. Bardslej ka 20 vite që luan futboll, ndërsa Markus është një djalë naiv”, deklaroi portugezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura