Triumfi bindës i koalicionit me në krye Giorgia Melonin, vjen reagimi i parë nga e majta në Itali: Fitoi e djathta regresive, nacionaliste dhe e shëmtuar

Sep 26, 2022 | 1:31
SHPËRNDAJE

Nicola Fratoianni, koordinatori i Partisë Aleanca e Gjelbër, një forcë e krahu të majtë, ka reaguar pas fitores bindëse të koalicionit të qendrës së djathtë me kandidate Giorgia Meloni.

Georgia Meloni
Georgia Meloni

Në prononcimin e tij të parë, Fratoianni shkruan se e djathta e shëmtuar dhe regresive fitoi zgjedhjet dhe ky nuk është një lajm i mirë.

Ai shtoi se partitë e mjata duhet të kishin bërë një koalicion më të gjerë dhe ndoshta mund ta kishin ndërruar fatin e zgjedhjeve.

“E djathta e shëmtuar nacionaliste dhe regresive fiton zgjedhjet, ky nuk është një lajm i mirë. Ne luftuam kundër tij, donim ta bënim me një koalicion më të gjerë. Tani është koha të mendojmë se si ndërtohet opozita ndaj një qeverie të djathtë. Numrat thonë se një aleancë më e gjerë do ta kishte bërë jetën më të vështirë për të djathtën dhe ndoshta do të kishte ndryshuar të dhënat. Unë shikoj nga të gjithë ata që duan ta ndërtojnë atë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura