“Tritoli tek Fakulteti, si tritol në të ndenjurat e vetë Ramës”

May 24, 2015 | 20:54
SHPËRNDAJE

Nuk ka kalaur pa u komentuar as nga ish-kryeministri Sali berisha shembja me tritol e nderteses 5-kateshe tek Fakulteti Ekonomik kete te diele. Duke permendur edhe faktin sipas tij qe leja e ndertimit per kete godine ishte dhene nga vete Ramak, Berisha e krahason tritolin per prishjen e godines, “si tritol ne te ndenjurat e Edi Rames”.

Ja postimi i Berishes ne Facebook: 

Te dashur miq, sot, nen presionin e drejt te studenteve te Fakultetit Ekonomik, INUK hodhi ne ere nje ndertese ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, te ndertuar me leje te miratuar dhe firmosur nga vet Edi Rama.

Ne fushaten e tij te betonizimit te Tiranes, nder te tjera Rama ka dhene 10 leje ndertimi ne oborret e shkollave te Tiranes, ka betonizuar 85% te te gjithe siperfaqes se gjelber te kryeqytetit duke e zvogeluar ate nga 4 m2 per fryme ne 0.85 m2 per fryme. Ai zhduku rreth 98 terrene sportive, nga 106 qe ishin kane mbetur vetem 8.

Hedhja ne ere sot e nderteses me leje te Edi Rames do u kushtoje takspaguesve shqiptare se paku 5 milion euro shpenzimet dhe fitimi i munguar i disa dekadave per pronarin. Tritoli ne ndertesen peskateshe te ndertuar me leje nga Rama, me shkruan Mikeli, ngjante si tritol ne te ndenjurat e vet Rames! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura