Tritoli në Vlorë/ Kamerat kapin dy autorë, familjarët të shokuar tregojnë tmerrin

May 2, 2018 | 10:01
SHPËRNDAJE

Pa kaluar as plot nje ore nga shperthimi i pare me tritol ne qytetin e Vlores, nje tjeter shperthim ndodhi ne zonen prane Bashkise se qytetit bregdetar.

tritol-vlore

Policia njofton zyrtarisht se lenda plasese e llojit tritol, u vendos orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç.

“Panorama” referuar ne burimet policore ben me dije se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona qe hidhnin lenden plasese jashte murit rrethues.

Nderkohe Report Tv  ka folur me familjaret, qe jane te tmerruar per gjithe sa u ka ndodhur. Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga shperthimi i forte i eksplozivit.

Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu është ndërprerë energjia elektrike menjehere. Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e suvase dhe shkaktimi i disa gropave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura