Tritol lokalit në Elbasan/ Kush është pronari, ja 2 pistat ku po hetohet

Sep 14, 2017 | 10:45
SHPËRNDAJE

Një sasi prej rreth 300 gramë tritol iu vendos lokalit të një ish-punonjësi policie, ku si shkak dyshohet konkurrenca ose puna e tij e mëparshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Aqif Pasha”, ku lënda plasëse ishte e ndarë në dy pjesë.

auto_tritoli1505205252

Pjesa më e vogël ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale. Ndërsa sasia prej 200 gramë, u arrit të çaktivizohej nga forcat e Njësisë Antieksploziv pak minuta pas shpërthimit të parë.

Forcat e policisë mbërritën në pak minuta në vendin e ngjarjes pas lajmërimit të marrë nga një kazino, që ndodhet rreth 20 metra larg lokalit, të cilët dëgjuan shpërthimin.

Mësohet se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e brendshme të lokalit, që ndodhet në një prej zonave më të frekuentuara në Elbasan, në rrugën “Rinia”.

Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se jashtë lokalit, që është në pronësi të shtetasit Veli Pashja, sasia e tritolit ishte vendosur në dy pika të ndryshme. Sipas Policisë, njëra nga lëndët plasëse ka shpërthyer duke shkaktuar dëmet materiale, ndërsa pjesa tjetër, e vendosur në cepin tjetër të lokalit, është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv.

Këta të fundit kanë mbërritur në Elbasan, duke bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse dhe hapjen e rrugës, e cila u bllokua nga ora 04:00 e mëngjesit deri rreth orës 06:00.

Policia, në cilësinë e provës materiale, ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 200 gramë lëndë plasëse e dyshuar tritol, ndërsa është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 12.09.2017, rreth orës 04:00, në lagjen “Aqif Pasha” në rrugën “Rinia”, në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit V.P., në dy vende të ndryshme kanë vendosur lëndë plasëse e dyshuar tritol. Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale, e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gramë lëndë plasëse e dyshuar tritol”, bëhet e ditur nga Policia.

Pak pas ngjarjes është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, i cili sipas Policisë, figuron person pa precedent penal, ndërsa paraprakisht Policia, duke marrë shkas nga kjo, ka hedhur dyshimin se shkak i hedhjes së lëndës plasëse mund të ketë qenë konkurrenca, pasi në zonën në fjalë ka shumë lokale.

Por, një tjetër pistë e policisë është edhe fakti se pronari i lokalit ka qenë ish-efektiv i Antikrimit në Policinë e Elbasanit dhe ekzistojnë dyshime se sulmi mund të ketë ardhur edhe për shkak të detyrës që ka mbajtur në Policinë e Shtetit.

Vetë pronari i lokalit gjatë marrjes në pyetje është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë apo të ketë pasur ndonjë sherr gjatë kohës së fundit, që mund të ketë sjellë vendosjen e lëndës plasëse. Policia ka dyshime se ka qenë vetëm një person që ka kryer vendosjen e tritolit.

MIRANDA SADIKU/PANORAMA

Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes (foto)

Policia e Elbasanit ka dhene te tjera detaje nga shperthimi me eksploziv ne nje lokal. Sipas bluve, nje pjese e eksplozivit ka shpërthyer, ndersa pjesa tjeter eshte çaktivizuar. Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gr lëndë plasëse e dyshuar tritol.

auto_tritoli1505205252

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.09.2017, rreth orës 04:00, në lagjen “Aqif Pasha” në Rrugën “Rinia”, në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit V.P në dy vende të ndryshme kanë vendosur lëndë plasëse e dyshuar tritol.

Një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale, e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gr lëndë plasëse e dyshuar tritol.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal

Tronditet Elbasani, shpërthim eksplozivi në një lokal. Ja dyshimet e para

Shpërthim eksplozivi në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave të para mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një lokal në rrugën e universitetit në Elbasan, rreth ores 04:00 te mengjesit.

Pas alarmit dhe zhurmës së madhe, policia shkoi në vendngjarje. Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka ende ndonje te dyshuar rreth ngjarjes.

Por sipas hetimeve te para, si raporton BW, policia dyshon per vendosje eksplozovi per shkak te konkurrences.

elbasan-shperthimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura