FOTO/ Tritol banesës së komisionerit të PD-së, pranë një qendre votimi në Shijak

Jun 20, 2015 | 18:24
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Durresit ka njoftuar zyrtarisht se sot në fshatin Sallmone të Shijakut, në portën e jashtme të shtetasit Altin Alla, 36-vjeç, është vendosur një pako e dyshuar si lëndë eksplozive pa ndezës, pa kapsollë dhe pa fitil.

Nga verifikimi paraprak u raportua se një kallëp tritoli gati për shpërthim i ishte vendosur banesës së një aktivisti të PD-së, shtetasit Altin Alla, i cili raportohet se është komisioner i saj në votimin e së dieles.

Pamje nga vendi i ngjarjes

 Ngjarjen e ka konfirmuar edhe dega e PD në Durrës e cila tha se tritoli ishte vendosur në banesën e aktivistit të saj.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sakaq, vetë Alla ka sqaruar se nuk ka konflikte të tjera përveç shkaqeve politike që tha se qëndrojnë pas kësaj ngjarje.

“Kur dola në 7 e gjysmë, pash ne oborrin e shtepise nje tritol, u frikesova dhe telefonova policine. Disa herë s’ma hapte njeri telefonin, më pas ma hapën dhe kontaktova. Nuk e di se nga vjen ky sulm”,- tha ai.

Ndersa ne vendngjarje kane shkuar edhe kandidati i PD-se per Bashkine e madhe te Shijakut Redi Saraçi dhe Ferdinand Xhaferri, ku ky i fundit ka thene se ky ka qenë një sulm i pastër politik, “është në një klithmë dëshpërimi se kundershtari e ka marrë mesazhin e humbjes”,- tha ai.

Saraçi tha se opozita në Durrës ka pasur probleme gjatë gjithë fushatës elektorale.

Pamje nga vendi i ngjarjes

 Policia shkoi në vendngjarje dhe kryeu verifikimet, teksa tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura