Tritan Shehu: Mirëkuptoj dorëheqjen e Dules, Kuvendi është bërë si “Calcio Mercato”

May 22, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka vlerësuar dorëheqjen e Vangjel Dules nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.


Sipas tij kuvendi është kthyer në një merkato deputetësh, duke iu referuar zgjedhjes si nënkryetar të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Statusi i Shehut

E mirekuptoj Z. Vangjel Dule ne doreheqjen e tij si N.Kryetar i Parlamentit.

Motivi i ketij vendimi, nje motiv politik qe transmeton nje shqetesim real e te madh per Kuvendin tone.

Me kete xhest te argumentuar ai jo vetem rivendos ne plan te pare problemin, por sic duket edhe shkeputet nga kjo maxhorance.

Ka plotesisht te drejte.

Fatkeqesisht ne Parlamentin tone po funksionon me e gjere se kurdohere dinamika e “Calcio Mercato-s”.

Ose me sakte ajo e Deputeto Mercatos!

Tjetersimi 180 gradesh nga deputetet apo partickat i votes se elektoratit, nje fenomen ky larg parimeve te nje Parlamenti demokratik e te moralshem.

Shkelje flagrante e “Betimit” solemn.

Nje zhvillim ky, nga duhen nxjerrre konkluzione solide.

Mos spekulohet: Ketu nuk kemi te bëjmë me çështje fetare, por me boshllëqe ne konsistencën politike e morale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura