Tritan Shehu merr pjesë në kongresin e Partisë së kryeministrit të ri grek: Mitsotakis ofroi mbështetje për Shqipërinë

Dec 1, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka marrë pjesë në kongresin e parë të partisë fituese në zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, Demokracia e Re. Në këtë kongres u shpalos vizioni evropian i kësaj partie si dhe impenjimi i plotë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, etj.

665f672e-221c-48e5-a6c6-8cc1fd29c498

Sipas Shehut, kryeministri i ri grek, u ndal edhe tek edhe Shqipëria, veçanërisht tek situata për përballimin e fatkeqësisë natyrore, duke shprehur keqardhje për viktimat dhe solidaritet.

Gjatë Kongresit pata mundësinë të takoj Z. Mitsotakis, ta uroj e falënderoj atë në emër te Z. Basha e te PD për të gjitha këto elemente.

Gjithashtu ne takimet e bisedat me personalitete te rëndësishëm të shtetit helen dhe të Demokracisë së Re, si me Ministrat e Jashtëm, të Brendshëm, deputetë, drejtues të Parlamentit, të partisë etj, Shehi thotë se ka paraqitur mendime mbi marrëdhëniet tona strategjike, për deformimet e thella të demokracisë në Shqipëri, çështje qe lidhen me kriminalitetin, trafiqet si dhe për probleme a projekte te rrezikshme, qe po prezantohen për rajonin.

Në të gjitha takimet u shpreh vullneti për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë, tejkaluar edhe vështirësitë aktuale, përpjekur se bashku për integrimin evropian, si dhe u fol për rolin e rëndësishëm te Greqisë në këto procese rajonale.

Gjate Kongresit, Shehu ka zhvilluar takime edhe me shumë përfaqësues ndërkombëtarë si Sekretari i Përgjithshëm i PPE Z. Lopez, Presidenti Tajani etj.

Ne fund se bashku me Sekretarin Ndërkombëtarë të Demokracisë së Re isha pjesë e një ceremonie të Forumit Rinor te saj ne solidaritet me Shqipërinë, ku i inkurajova e i falënderova ata për ndihmesën, qe po përgatisin për të Spitalin e Durrësit.

a690b6ee-f436-4a9f-bff9-4057fc90ff22

a9bdb3f6-045e-4cab-adff-b894a676be7e

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura