Tritan Shehu: Kufirin Shqipëri-Kosovë e “rrëzoi” Berisha e jo demagogët e sotëm

Aug 4, 2018 | 17:09
SHPËRNDAJE

Kufirin Shqipëri-Kosove e “rrëzoi” Berisha e jo demagoget e sotëm, shprehet deputeti demokrat Tritan Shehu.

WhatsApp Image 2018-08-04 at 4.39.36 PM

Disa gazetare prej 2-3 ditesh me kerkojne nje koment per ate cfare deklaroi Z.Majko, duke ju referuar nje ‘vendimi tashme te marre’ nga Kryeministri per ‘heqjen’ e kufirit Shqiperi-Kosove, duke filluar nga 1 janari, te pakten sic formulohet ne shtyp.

Nuk u nxitova ne komente sepse prita per te tjera sqarime publike ose jo keto, nga autoret e asaj ‘deklarate te rendesishme’, te cilat munguan krejtesisht.

Pra qartesisht ajo ‘deklarate’ ngel vetem nje ‘fishekzare ne nje feste birre’, asgje me shume, qe ka per qellim veshjen e nje ‘kostumi nacionalist’ nga Rilindja, qe keshtu vetem sa i komplikon gjerat per Kosoven, Shqiperine e Rajonin”, shkruan deputeti në një shënim në Facebook.

“Ne fakt ishte Qeveria qe kryesohej nga Berisha, qe ‘rrezoi’ kufirin Shqiperi-Kosove me ndertimin e Rruges se Kombit, duke e lidhur Kosoven me Shqiperine, Adriatikun e Perendimin.

Kjo eshte menyra e ‘rrezimit’ te kufijeve ne epoken e integrimit europian, te cilen Rajoni po e perjeton.

Fatkeqesisht Qeveria ku se fundi ben pjese dhe Z.Majko, jo vetem qe nuk ka krijuar asnje lehtesi te vecante ne kete drejtim qe prej 2013-tes, por perkundrazi po vendos perseri ‘traun e ndarjes’ ne ate Kufi e Rruge, kete radhe duke lene edhe Kukesin jashte.

Ato qe vleresohen e krijojne zhvillimin jane veprat e jo demagogjia”, shton ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura