Tritan Shehu: Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër të shoh dhe jashtë zyrës, banorët po rrezikojnë të…

Jan 14, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar ato që ai i quan braktisjen e banorëve dhe shikim vetëm brenda zyrave të kryetares së Bashkisë Gjirokastër.

Sipas Shehut, banorët e Zhulatit janë të izoluar, pasi rruga është e dëmtuar nga përmbytjet.

Po ashtu ai shkuan se dhe për banorët e pallatit që është i rrezikuar nga shembja duhet që të zhvendosen në një zonë të sigurt.

tritan-shehu

Postimi i plotë

BASHKIJA E GJIROKASTRES E KRYETARJA E SAJ, “TE SHOHIN EDHE JASHTE ZYRAVE”!

Banoret e Zhulatit jane krejt te izoluar.

Mund te komunikojne vetem nepermjet Fushe Bardhes, me kembe per aty, nga shembja e rruges prej permbytjeve.

Palokastra rrezikohet te bllokohet nga rreshqitja e pjeseshme e rruges deri tashti.

Askush nuk po jep alarmin dhe impenjohet.

Ndersa Pallati i demtuar ne Gjirokaster kerkon vendime radikale: banoret duhet te cvendosen provizorisht ne godina te lehta e komode, nderkaq Bashkia me Qeverine duhet te financojne ndertimin e nje godine tjeter ne nje zone te sigurte.

Nga informatat qe une kam, zona ekzistuese veshtire te sigurohet afat gjate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura