Tri vajza “denoncojnë” kebabin në polici, arrestohen dy persona. U tronditën nga ajo çfarë gjetën

Jan 1, 2020 | 8:00
SHPËRNDAJE

Dy burra të moshës 30 dhe 42 vjeç janë arrestuar pasi tri gra të reja gjetën pilula të bardha brenda kebabëve.

kkk

Policia thotë se vajzat, të gjitha në të 20-tat, gjetën një numër pilulash në ushqimin e tyre kur u kthyen në shtëpi pas një nate jashtë. Ata kishin blerë qebapët nga “Istanbul Grill”, në West Sussex të Britanisë në orët e para të së dielës. Ata shpejt raportuan zbulimin tronditës në polici.

Forcat e rendit arrestuan dy burra vendas me dyshimin se hodhën lëndë helmuese me qëllim të shkaktimit të dëmit të rëndë trupor. Të dy mbeten në arrest policor.

Një postim në internet që dokumentonte një nga përvojat e viktimave tregoi se si shoqja e saj kishte ngrënë qebapin me pirun kur ajo hasi në dy nga pilulat, para se të pështynte një copë ushqim dhe të gjente një të tretën.

Viktima, i cili nuk mund të emërohet për shkaqe juridike, tha: “Kemi blerë një qebap nga “Istanbul Grill”. Kur u kthyem në shtëpi, shoqja ime po hante qebapin e saj dhe gjeti një kapsul blu. Për fat të mirë ajo po hante qebapin me pirun, kështu e gjeti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura