“Treshi numër magjik”- Modeli shqiptar bëhet sërish baba, publikon momentin kur i pret kërthizën djalit

Jul 10, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE

Modeli shqiptar, Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë.

Ditën e sotme bashkëshortja e tij solli në jetë djalin Zayn Izaak Alia.

Alessio Alia ndau me ndjekësit lajmin e bukur me anë të disa fotove shumë të ëmbla.

Në dy prej fotove ai shihet duke i prerë kërthizën djalit të porsalindur, ndërsa në foton e tretë është bashkëshortja me vogëlushin në krahë.

Modeli dhe menaxheri i VIP-ave u shpreh se 3-shi është një numër magjik për të dhe shpjegoi arsyet:

Ata thonë se treshi është numri magjik ?

1 / Nëna e tre fëmijëve të bukur është e sigurt dhe mirë

2 / Ardhja e djalit tim të vogël, Zayn Izaak Alia.

3 / Nëna ime ka të njëjtën ditëlindje si djali im i vogël.

Ju dua të gjithëve, Zoti ju bekoftë ❤️❤️❤️

Alessio Alia është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë, një vajze dhe një djali.

Ai ka krijuar një familje të mrekullueshme në Australi me partneren e tij Katherine.

Në një intervistë pak kohë më parë me Panoramaplus, tregoi rëndësinë e familjes së tij.

“Po pres fëmijën e tretë të lindë në korrik. Faleminderit Zotit të madh për këtë dhuratë! Për mua, familja është ajo që çdo herë mendoj kur rikthehem në shtëpi nga turet, e pres me padurim rikthimin pranë saj. Mezi pres të puth gjithë familjen time, ngaqë ka 33 vite që më mungon familja ime dhe tani e shoh sa paskam humbur pa atë dashuri, që s’paska gjë më të bukur “love”,”– tha ai.

Gjithashtu tregoi pse nuk e zgjodhi nënën e fëmijëve të tij nga bota e showbizz-it.

“Nuk është rastësisht kjo zgjedhje, po ashtu e mendova. Për mua, dy persona nuk është mirë të jetojnë bashkë dhe të bëjnë të njëjtën punë. Mendimi im është ky tani. Shumë të tjerë e mendojnë ndryshe, por unë kështu e kam dashur dhe jam shumë i lumtur,”- rrëfeu Alessio Alia.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura