Treni përplaset me makinën te ‘Ura e Gërdecit’, plagoset fëmija 11 vjeç

Aug 18, 2018 | 18:38
SHPËRNDAJE

Rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”,  treni i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.), njoftoi Policia.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili  po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, shtuan të njëjtat burime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura