Pamje nga përplasja me trenin, në makinën me targa angleze ishin prindërit me 4 fëmijët, nga 2 deri në 8 vjeç

Aug 17, 2018 | 14:09
SHPËRNDAJE

Nje aksident me 6 te plagosur ka ndodhur mengjesin e sotem ne afersi te Golemit, kur treni ka perplasur nje automjet brenda te cilit udhetonin anetaret e nje familje, prinderit dhe 4 femijet. Policia tha se treni është përplasur me një makine ne zonen qe njihet si “Perroi i Agait”.

aksidenti golem

Gazetari i “Panorama” raporton se treni e ka marre perpara makinen ne te cilen po udhetonte familja.

Ata mesohet se kane mbetur te lenduar lehte, por per fat jashte rrezikut per jeten. Te gjithe te lenduarit jane ne spital, ku po marrin ndihmen e pare.

Policia dhe ambulanca jane ne vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit B.C 40 vjec.
Bashkeshortja L.C. 38 vjece.
Djali L.C 8 vjec
Vajza E.C 4 vjece.
Djali O. C 2 vjec
Djali tjeter D.C 6 vjec.

golem2 golem1 golem

treni2 treni3 treni4 treni5 treni6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura