Trembëdhjetë monumentet në Prishtinë që rrezikojnë qytetarët

Jun 29, 2016 | 10:05
SHPËRNDAJE

Rasti tragjik në Qendrën Historike të Prizrenit, ku humbi jetën një trevjeçare, nga shumë ekspertë është cilësuar si pasojë e trashëgimisë kulturore të lënë pasdore nga shteti. Jo një herë ishte dhënë alarmi për rrezikun nga disa objekte të kësaj zone. Por jo fort mirë në këtë aspekt nuk i ka punët as kryeqyteti.

1

Fiks 13 monumente që janë pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme në Prishtinë dhe fshatra përreth është vlerësuar se paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Qendra Rajonale e Trashëgimisë në Prishtinë i ka kategorizuar si objekte me “rrezikshmëri të lartë”.

Të dhënat e hartuara në formë raporti me fotografi, sikurse edhe emërtimin e rrugës në të cilën ndodhen, i janë adresuar edhe Komunës së Prishtinës. Kjo e fundit e ka kërkuar një listë me dokumentim të objekteve që mbrohen nga ligji. Sipas zyrtarëve komunalë, një gjë e tillë është bërë me qëllimin që të identifikohen ato objekte që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Kulturës dhe që Komuna e Prishtinës të merret me objektet që nuk janë në listën e mbrojtur me ligj, por që paraqesin rrezik për qytetarët. Ndërkohë që QRTK-ja në Prishtinë është duke pritur përgjigje nga Komuna e Prishtinës për koordinim të veprimeve, asnjë nga institucionet nuk flasin për një plan apo strategji veprimi.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit në buxhetin e vitit 2016 ka ndarë 200 mijë euro për masat preventive e intervenime emergjente. E Komuna e Prishtinës për këtë vit kishte ndarë 200 mijë euro për restaurim të monumenteve të trashëgimisë.

I pari në listën prej 13 objektesh është ai i Shkollës së Parë Shqipe, që ndodhet në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet, e që është objekt i banuar. Mes tyre ndodhet edhe Hani i Sahit Agës në Prishtinë, që është po ashtu objekt i banuar. Të tjerat janë shtëpi banimi që ndodhen në Prishtinë, përveç njërës në fshatin Kukaj dhe Shtëpisë së Mulla Ademit në fshatin Keqekollë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura