Trekëndëshi i dashurisë! Jasmina dhe Sabrine shijojnë famën si “rivale”, një femër tjetër futet në mes. Ardian Bujupi nis lidhjen me bionden misterioze

Aug 13, 2022 | 19:23
SHPËRNDAJE

Ardian Bujupi është përfolur prej muajsh për një trekëndësh dashurie. Emri i tij është lakuar krah ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, dhe balerinës Sabrine Khan.

ardian bujupi9

Mirëpo, një tjetër vajzë u është bashkuar atyre. Këngëtari është fotografuar krah një bukurosheje bionde duke ecur në Gjermani. Videoja është filmuar pak ditë më parë teksa ata ecin të pashqetësuar dorë për dore, teksa identiteti i vajzës misterioze nuk dihet ende.

A kemi të bëjmë me një videoklip? Nga këto pamje nuk duket sikur po xhirohet diçka, por nuk përjashtohet si mundësi.

ardian bujupi

Vlen të theksohet se para publikimit të videoklipit që kishte Jasmin si protagoniste, dyshja u fotografuan bashkë e më pas zbuluan se bëhej fjalë për një këngë. I ftuar në ‘Prive’, Ardiani tha pak javë më parë se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë.

ardian bujupi jasmin kadriu

Po ashtu, u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe, referuar pjesëmarrjes së Jasminës në videoklipin e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën, sidomos nënës sime, kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti”, tha ai.

ardian bujupi jasmin kadriu1

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, ai i bëri fansat edhe më konfuzë, duke u shprehur se me Jasminën janë më shumë se miq, por nuk pranoi të ndante detaje, sepse sipas tij ishte diçka private.

ardian bujupi2

Së fundmi, këngëtari është pyetur se si qëndron e vërteta e lidhjes me modelen. Ardiani tha se Jasminën e konsideron si shoqe dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në klipin ku ishte dhe vetë protagonist. Mirëpo, ai përsëri nuk ishte shumë i qartë në përgjigjen e tij pasi u shpreh se gjërat private mbeten private.

jasmin kadriu1

“Kam qenë në Tiranë dhe nuk e lë pa e thërritur sepse e kam shoqe. Dhe më ka ndihmuar, çfarë është private, mbetet private. Mbasi më ka ndihmuar me klipin ‘Tranova’ ka bërë maksimumin për atë projekt, unë nuk i harroj. As ne nuk e dimë se çfarë kemi me vete…”, u shpreh Ardiani për “Pushime On Top”.

jasmin kadriu

Ndërkohë, para pak ditësh ata janë shfaqur bashkë. Ardiani ka publikuar një video në “TikTok”, ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin.

ardian bujupi jasmin kadriu2

“Jasmina më vizitoi sot”, shkroi ai krah videos. Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. Por, pavarësisht të gjithave Sabrine dhe Jasmina kanë një marrëdhënie të mirë bashkë.

Balerina publikoi disa ditë më parë një video në “TikTok” ku Jasmina i komentoi: “Boss zemër”. Ndërkohë, Sabrine i ka kthyer: “Të dyja ne”.

ardian bujupi jasmin kadriu3

Në këtë mënyrë vajzat na kanë lënë të kuptojmë se kanë raporte shumë të mira dhe si duket Ardiani i ka prezantuar. Duket se vajzat protagoniste në këtë histori vetëm sa kanë shijuar famën e kësaj historie, sepse nuk duket sikur kanë ndonjë xhelozi kundrejt njëra-tjetrës, përkundrazi nuk i ndajnë kompletet.

ardian bujupi sabrine khan

Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua në muaj të 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë.

ardian bujupi1

I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artisti tha “Sabrine”. “Julieta” nuk i referohej të dashurës si zakonisht ku paralelizohen historia e dashurisë mes “Romeo dhe Juliet”, por këngës së artistit me titullin “Juliet”. Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

ardian bujupi3

Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka pasur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

ardian bujupi4 ardian bujupi5 sabrine khan ardian bujupi (3) ardian bujupi sabrine (3) ardian bujupi sabrine (4) ardian bujupi sabrine (5) ardian bujupi (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura