Trekëndësh në prezantim, Kaçe mahnit trajnerin e ri

Jul 4, 2019 | 15:52
SHPËRNDAJE

Abel Ferreira është trajneri i ri i PAOKut. Në seancën e parë stërvitore, portugezi ka gjetur dy shqiptarët, Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj në stërvitje.

kACE

Mirëpo, nëse i dyti është blerë si një garanci për të ardhmen e ekipit, mesfushori kuqezi është ende në dyshim për vazhdimësinë me kampionët në fuqi.

Trajneri i ri

Kjo, për shkak se me trajnerin e shkuar, Kaçe nuk kishte vend në skuadër, mirëpo me ndryshimin e stafit, është vendosur që të bashkohet me PAOK-un për të kryer fazën përgatitore.

fb66b

Në stërvitje, Kaçe është caktuar për të ekzekutuar goditjet e dënimit dhe dy herë radhazi ka goditur në trekëndësh. Një gol dhe një tjetër është pritur nga portieri, por nuk ka kaluar pa e mahnitur trajnerin e ri.

9665

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura