Trejsi Sejdini në video të turpshme? Modelja nuk duron më dhe sqaron ndjekësit: Sinqerisht, po më vjen turp…

May 24, 2020 | 16:35
SHPËRNDAJE

“Miss Universe Albania”, modelja Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit”, që prej fillimit të 2020 ka udhëtuar drejtë SHBA-ve, për të nisur një jetë dhe karrierë të re.

trejsi sejdini9

Shpërthimi i virusit vdekjeprurës COVID-19 e gjeti atë larg familjes, por nuk i ka shmangur daljet në parqe me mikun e saj fotograf, për të marrë ajër pavarësisht situatës.

Së fundmi Trejsi është përfolur për një video të turpshme që po qarkullon nëpër rrjetet sociale dhe këtë e ka bërë të ditur edhe vetë modelja.

Teksa ndjekësit i kanë dërguar dhjetëra mesazhe duke e pyetur nëse është vërtet ajo pjesë e kësaj video, Trejsi nëpërmjet një instastory ka bërë një sqarim.

Ajo thotë se kurrë nuk ka pasur, as ka për të pasur video të tilla, ndërsa ‘fajin’ ia ka hedhur disa faqeve që bëjnë gjithçka për klikime.

“As kam pasur, as nuk kam për të pasur ndonjëherë video të turpshme dhe çfarëdolloj gjëje që më sillni në inbox, nuk jam unë. Ju falënderoj që merakoseni, por sinqerisht po më vjen turp qoftë dhe për këtë story. Gjithsesi mos bini pre e faqeve që bëjnë çdo gjë për klikime”, ka shkruar modelja.

trejsi 1

trejsi sejdini Trejsi-sejdini10 trejsi sejdini trejsi sejdini trejsi-sejdini-470x345 trejsi sejdini

trejsi1 trejsi-1 trejsi1 trejsi trejsi trejsi1 trejsi trejsi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura