Tregu i Kombinatit nga nesër me rregulla të reja. Nga “rrethi” i verdhë e deri tek…

Apr 5, 2020 | 14:29
SHPËRNDAJE

Nga nesër në tregun e zonës së Kombinatit në Tiranë do të blihet me radhë. Përveç masave të sigurisë për qytetarët për t’u mbrojtur nga koronavirusi, atje po asfaltohen edhe disa rrugica.

pulla

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shoqëruar nga drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu kanë inspektuar nga afër masat e marra atje.

“Është shumë e rëndësishme që të japim disa porosi për tregun e Kombinatit, më problematiku javën e kaluar. Çfarë ka ndodhur? Dyqanet janë atje ku kanë qenë ndërsa tezgat janë zhvendosur në shesh. Kjo është një masë e përkohshshëm. Secili prej qytetarëve do të ketë një pullë të verdhë tek pragu i subjektit tregtar. Tek pulla komunikon me shitësin, liron vendin dhe vjen dikush tjetër. Hyrja në tregun fillestar bëhet me anë të një post-blloku nga një person dhe më pas del nga një vend tjetër. Secili që hyn do të dezinfektohet”, sqaroi Veliaj.

“Kombinat, Tiranë – Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt! Po bëjmë gati tregun e kombinatit dhe nga nesër të gjithë do të blejmë me rregulla. Do t’ia dalim! #bashkë”, shkruan kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura