Tregu i gjithë Ballkanit 20 milionë konsumatorë! Bashkëpunimi rajonal kyç për investimet e huaja

Nov 21, 2017 | 17:30
SHPËRNDAJE

Gjenevë -Rishikimi i Politikave të Investimeve (RPI) të Ballkanit i zhvilluar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) me mbështetjen e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RÇ) paraqiti sot në Gjenevë gjetjet e veta.

Studimi bazohet në një Kornizë Politike të Investimeve UNCTAD për Zhvillim të Qëndrueshëm, por për herë të parë është zhvilluar me një perspektivë rajonale në Evropën Juglindore. Ai analizon tiparet kryesore të mjedisit politik kombëtar dhe ndërkombëtar që ndikojnë në investime, përfshirë hapjen, trajtimin dhe mbrojtjen, procedurat për krijimin e një biznesi, politikat fiskale dhe nxitjet e investimeve, tregun e punës dhe aftësitë, regjimin e konkurrencës si dhe iniciativat rajonale për nxitjen e investimeve. Për secilën fushë, sigurohet një sërë rekomandimesh konkrete për të përmirësuar mjedisin e investimeve dhe nxitjen e ndikimit.

18Import-Export-Software

“Shpresojmë që Studimi i RPI-së do të ndihmojë ekonomitë e Evropës Juglindore për të përmirësuar më tej klimën e investimeve. Ndërkohë që konkurrenca nganjëherë mund të jetë një lojë pa fitues, UNCTAD inkurajon fuqishëm bashkëpunimin në investime “, tha James Zahn, Drejtor i Divizionit UNCTAD për Investime dhe Ndërmarrje.

“Gjetjet kryesore të Studimit tregojnë se bashkëpunimi i zgjeruar rajonal është i një rëndësie vendimtare për të tërhequr investime në Ballkan, duke pasur parasysh se investitorët seriozë që vijnë në çdo vend në rajon kanë për qëllim strategjikisht të përfitojnë nga shkalla e këtij tregu prej 20 milionë banorësh”, tha Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i KBR, duke shtuar se KBR plotësisht e njeh konkurrencën dhe interesat secilës ekonomi  për të tërhequr investimet dhe se do të udhëheqë rajonin për të përmbushur nevojat strategjike të investitorëve të korporatave duke vepruar së bashku dhe duke shmangur ” garë deri me çdo çmim”, pasi qëllimi i përbashkët strategjik është të tërheqë më shumë investime në shërbim të zhvillimit të rajonit.

Studimi RPI plotëson përpjekjet e “Procesit të Berlinit” në përgjithësi dhe në veçanti Plani shumëvjeçar i Veprimit të përgatitur nga KBR, ose thjesht – PMSH, për Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, miratuar nga udhëheqësit e rajonit këtë verë në Trieste . Në kuadër  zhvillimi dhe zbatimi i agjendës rajonale të reformës së investimeve u përcaktua si një nga katër prioritetet, së bashku me tregtinë, mobilitetin dhe agjendat digjitale.

Svilanoviç njoftoi se rajoni, nën ombrellën e KBR-së, së shpejti do të fillojë të punojë për të krijuar një sërë politikash për t’u nënshtruar reformave, duke shpjeguar se konkurrenca ekzistuese duhet të kthehet kah bashkëpunimi dhe se axhenda e investimeve duhet të përfshijë një përzierje heterogjene të politikave, duke përfshirë fushëveprimin e gjerë të palëve të interesit – siç janë autoritetet përgjegjëse për punën, taksat, stimujt fiskalë, marrëveshjet e investimeve ndërkombëtare, promovimin e investimeve të përbashkëta, etj, si dhe sektorin privat.

Studimi është realizuar nga UNCTAD në bashkëpunim me Komitetin e Investimeve të Evropës Juglindore (SEEIC) të KBR dhe u finalizua me konsultime të gjera me palët e interesuara kombëtare nga shtatë vende të rajonit: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Moldavia, Serbia,  Republika Ish Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura